No Frame

Shërbimet

Ultratingulli

Ne shfrytëzojmë teknologjinë më të sofistikuar me qëllim që juve tju ofrojmë diagnostikë të shpejtë dhe të saktë.

Ekzaminimi i shtatzënave

Ekzaminimi i parë me ultratingull gjatë shtatzënisë bëhet rreth javës 7 kur konfirmohet shtatzënia. Gjatë kësaj vizite përjashtohet shtatzënia ektopike ose molla hydatidosa, konfirmohen të rrahurat e zemrës së frytit dhe matet CRL. Ekzaminimi i dytë bëhet prej javës 18-20 të shtatzënisë kur fetusi rritet në masë të mjaftueshme për ta analizuar strukturën anatomike të secilit organ të tij. Ekzaminimi tjetër bëhet rreth javës 32.

Më tutje mund të bëhen ekzaminime shtesë për të përcjellur ritmin e rritjes së frytit ose në raste të caktuara kur dyshohet për ndonjë abnormalitet. Gjatë secilit ekzaminim me ultratingull verifikohet lokalizimi i placentës (lokalizimi i shtratit të bebes).

Gjatë shtatzënisë bëhet edhe ekzaminimi me Doppler.

Ne rekomandojmë që të bëhet edhe ekzaminimi në javën 11-14 për të matur translucencën nuhale dhe për të vlerësuar kockën e hundës së fetusit (si dhe regurgitimin trikuspidal në zemrën e fetusit). Në këtë mënyrë mundësohet diagnostikimi hershëm i sindromit Down. Ne mund ta bëjmë edhe skriningun biokimik me analiza të gjakut gjatë po asaj vizite.

Protokolli optimal i skriningut arrihet kur në trimestrin e parë caktohet translucenca nuhale, prezenca e kockës nazale, matet beta-hCG e lire, PAPP-A, si dhe AFP (alfa fetoproteina) për të detektuar spina bifida.

Për më tepër vizitoni www.shtatezania.com

Ekzaminimi gjinekologjikKy ekzaminim paraqet bazën e vlerësimit të secilës paciente e cila ka probleme gjinekologjike ose problem të sterilitetit. Përmes ekzaminimit me ultratingull ne mund të vlerësojmë me përpikmëri organet e brendshme seksuale.

Vizualizohet mitra në aksin gjatësor të saj kur shihet edhe kanali cervical dhe vija e endometriumit. Në këtë moment matet mitra në të tri dimensionet (gjatësia, gjerësia dhe trashësia). Në këtë ekaminim vlerësohet miometriumi dhe vlerësohet se a ka apo jo mioma.

Pastaj vlerësohet struktura e vezoreve, raporti i tyre me organet tjera në pelvik dhe bëhet matja e tyre.

kjo web faqe u perkrah nga