Home
Kujdesuni per veten . . . . . . dhe per mrekulline brenda jush!
Ordinanca gjinekologjike Gynepriz është institucion shëndetësor i specializuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në lëminë e mjekësisë perinatale, sterilitetit bashëshortor, diagnostikën ultrasonografike, endokrinologjinë gjinekologjike dhe në gjineko-onkologji.Përveç këtyre, kryejmë edhe shërbime tjera si: lindja normale pa dhimbje, lindja me operacion (sectio Cesarea), miomektomi, histerektomi, operacione me laparoskopi etj.Ordinanca gjinekologjike Gynepriz ka filluar punë në vitin 1990 në Prizren, kurse aktualisht përveç ordinancës në Prizren, kemi filluar punën edhe në Prishtinë në ordinancën e pajisur në mënyrë moderne. Terminin mund ta rezervoni në numrat e telefonit (shkoni tek kontakti). Ju lusim që me vete të merrni të gjithë dokumentacionin e mëparshëm, sepse në këtë mënyrë na ndihmoni që problemin tuaj ta zgjidhim më shpejt. Nuk keni nevojë të ngurroheni që të na tregoni dokumentacionin nga ordinancat tjera, sepse ato mund të jenë të vlefshme për ne, për ta vlerësuar drejt situatën tuaj shëndetësore dhe që të mos përsërisim pa nevojë ndonjë analizë ose ekzaminim që tashmë keni kryer.
GynePriz
Ordinanca Gjinekologjike
kjo web faqe u perkrah nga
www.shtatezania.com
Takoni Mjekun
Page 3
Për Ne Ne jemi të gatshëm në çdo moment që me dijen dhe me përvojën tonë, të kujdesemi për shëndetin tuaj duke respektuar standardet dhe parimet me të larta të mjekësisë moderne. Pranimi i pacienteve bëhet në në ambient të këndshëm dhe të rregulluar në mënyrë moderne, në të cilin ju gjithmonë do të ndjeni mikpritjen dhe ngrohtësinë. Ne shfrytëzojmë teknologjinë më të sofistikuar me qëllim që juve tju ofrojmë diagnostikë të shpejtë dhe të saktë. Karakteristika themelore e punës sonë është puna ekipore. Ne në mënyrë të shpejtë dhe të saktë caktojmë diagnozën dhe ordinojmë terapinë me konsultime nga institucione me renome jashtë vendit.
Page 1
Prof.Dr.Sejdullah Hoxha
DrSejda_gynepriz.com
BiografiaProf. Dr. Sejdullah Hoxha u lind me 3 shkurt 1948 në fshatin Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e mbaroi në Prizren. Kreu Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren në vitin 1968. Fakultetin e Mjekësisë e regjistron në vitin 1970, ndërsa diplomon në vitin 1977. Në fillim punon si mjek në Qendrën Mjekësore në Prizren. Në të njëjtën kohë punon si arsimtar për lëndët gjinekologji dhe kirurgji në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren.Më 1979 i ndahet specializimi nga gjinekologjia të cilin e fillon në Qendrën Mjekësore në Prizren nën kujdesin e Prim Dr Ramiz Krasniqit, specializim të cilin më vonë e vazhdon në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në Prishtinë ku edhe krijon marrëdhënie pune. Në vitin 1983, në Universitetin e Shkupit, përfundon specializimin nga gjinekogjia me obstetrikë. Në vitin 1986 regjistron studimet pasuniversitare në Institutin e Mjekësisë Publike në Universitetin e Sarajevës. Më 1986 zgjidhet Kryeshef i Repartit të Lehonave në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të cilin funksion e kryen deri sa është dëbuar nga puna. Në po të njëjtin vit zgjidhet asistent për lëndën gjinekologji dhe obstetrikë.Në vitin 1990 pas dëbimit nga puna hap ordinancën private gjinekologjike Gynepriz e cila punon deri në ditët e sotme. Në vitin 1996 zgjidhet Drejtor i Maternitetit Nëna Terezë në Prishtinë, të cilën detyrë e ka kryer deri në përfundimin e luftës. Në Maternitetin Nëna Terezë nën përkujdesjen e tij dhe gjinekologëve të tjerë kosovarë janë kryer me sukses mbi 13,000 lindje dhe 3,000 ndërhyrje operative gjinekologjike dhe obstetrike. Në vitin 1985 zgjidhet Sekretar i Seksionit të Gjinekologëve të Kosovës. Në vitin 1995 është zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, funksion të cilin e ka kryer deri në vitin 2007. Në vitin 1988 në Kongresin e Gjinekologëve të ish-Jugosllavisë zgjidhet Sekretar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të ish-Jugosllavisë, por në vitin 1989 pas dëbimit nga puna shkarkohet në mënyrë arbitrare nga kjo detyrë.Në qershor të vitit 1999 pas përfundimit të luftës zgjidhet Drejtor i Klinikës Gjinekologjike-Obstetrike në Prishtinë, të cilin funksion e ushtroi me shumë sukses deri në vitin 2006. Aktualisht është Kryeshef i Repartit të Operativës Gjinekologjike në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nën kujdesin e Prof. Sejdullah Hoxhës brenda vitit kryhen deri në 4,000 ndërhyrje operative gjinekologjike dhe obstetrike. Gjatë aktivitetit të vet profesional ka kryer me sukses një numër të madh të lindjeve dhe ndërhyrjeve operative.Në vitin 2000 doktoron në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2003 zgjidhet profesor asistent për lëndën gjinekologji dhe obstetrikë. Në periudhën 2002-2004 zgjidhet deputet në Parlamentin e Kosovës.Prof. Dr. Sejdullah Hoxha është pjesëmarrës në shumë tubime profesionale dhe shkencore në vend dhe jashtë vendit dhe është autor dhe koautor i mbi 40 punimeve profesionale dhe shkencore.
Page 2
Page 4
Page 5
Ass.Dr.Memli Morina Mr.Sci
DrMemli_gynepriz.com
www.Shtatezania.com
Biografia Dr. Memli MORINA ka lindur në Gjakovë më 10 korrik 1973. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm në Gjakovë. Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Universitetin e Tiranës në Shqipëri. Gjatë kohës së studimeve është dalluar si student i shkëlqyeshëm dhe ka qenë anëtar i grupeve për punë hulumtuese shkencore.Pas përfundimit të studimeve u punësua në Spitalin Regjional në Gjakovë ku punoi deri në vitin 2006. Gjatë kësaj periudhe është dalluar për punë të devotshme dhe ka marrur mirënjohjen për kontribut të shquar në shëndetësi. Në vitin 2003 mori specializimin nga lëmia gjinekologji dhe obstetrikë dhe provimin specialistik e mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm me 15 maj 2008. Në vitin 2004 ka vijuar trajnimin një mujor në kuadër të specializimit nga gjinekologjia në Universitetin e Leuvenit (Belgjikë) nën mentorimin e Prof. Bernard Spitz, Shef i Klinikës për Perinatologji dhe Shtatzëni të Rrezikuar.Pas përfundimit të specializimit punon si gjinekolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Është zgjedhur asistent në gjinekologji dhe obstetrikë në tetor të viit 2009. Në vitin 2011 ka mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm temën e magjistraturës me titull "Gjakderdhjet në perimenopauzë në korelacion me diagnozën histopatologjike" dhe fitoi titullin Magjistër i Shkencës. Është anëtar i rregullt që nga themelimi I Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (ShOGjK-KOGA).Është anëtar i rregullt i ESGO (European Association of Gynecological Oncology) dhe në vitin 2009 ka qenë në subspecializim tremujor nën mentorimin e Prof. Ignace Vergote, Shef i Klinikës për Onkologji Gjinekologjike.Është anëtar i rregullt i IGCS (International Gynecological Cancer Society) dhe në vitin 2009 ishte njëri nga pesë gjinekologë të rinj nga gjithë bota që ka fituar bursën dymujore për subspecializim jashtë vendit e cila u realizua në Spitalin Universitar të Leuvenit në Belgjikë.Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe simpoziume të organizuara në rajon dhe më gjerë. Në nëntor 2010 nën organizimin dhe aranzhimin e tij dhe me mbështjen e ESGO (European Society of Gynecological Oncology) organizoi për herë të parë në Kosovë workshopin për gjineko-onkologji dhe kurs trajnimi për kolposkopi. Në vitin 2011 mori pjesë në trajnimin dyjavor në Trieste të Italisë për shëndetin reproduktiv të adoleshenteve, shtatzënave dhe të posalindurve.Në maj të vitit 2011 kreu me sukses të shkëlqyeshëm trajnimin e kolposkopisë nën mbikqyrjen e Prof. Dr. Goran Grubishiq , Kryetar i Shoqatës Kroate të Kolposkopisë.
Page 3
Page 1
Biografia
Biografia
kjo web faqe u perkrah nga
www.shtatezania.com
Sherbimet
Shërbimet
Page 7
Ultratingulli
Ne shfrytëzojmë teknologjinë më të sofistikuar me qëllim që juve tju ofrojmë diagnostikë të shpejtë dhe të saktë.Ekzaminimi i shtatzënaveEkzaminimi i parë me ultratingull gjatë shtatzënisë bëhet rreth javës 7 kur konfirmohet shtatzënia. Gjatë kësaj vizite përjashtohet shtatzënia ektopike ose molla hydatidosa, konfirmohen të rrahurat e zemrës së frytit dhe matet CRL. Ekzaminimi i dytë bëhet prej javës 18-20 të shtatzënisë kur fetusi rritet në masë të mjaftueshme për ta analizuar strukturën anatomike të secilit organ të tij. Ekzaminimi tjetër bëhet rreth javës 32. Më tutje mund të bëhen ekzaminime shtesë për të përcjellur ritmin e rritjes së frytit ose në raste të caktuara kur dyshohet për ndonjë abnormalitet. Gjatë secilit ekzaminim me ultratingull verifikohet lokalizimi i placentës (lokalizimi i shtratit të bebes). Gjatë shtatzënisë bëhet edhe ekzaminimi me Doppler.Ne rekomandojmë që të bëhet edhe ekzaminimi në javën 11-14 për të matur translucencën nuhale dhe për të vlerësuar kockën e hundës së fetusit (si dhe regurgitimin trikuspidal në zemrën e fetusit). Në këtë mënyrë mundësohet diagnostikimi hershëm i sindromit Down. Ne mund ta bëjmë edhe skriningun biokimik me analiza të gjakut gjatë po asaj vizite. Protokolli optimal i skriningut arrihet kur në trimestrin e parë caktohet translucenca nuhale, prezenca e kockës nazale, matet beta-hCG e lire, PAPP-A, si dhe AFP (alfa fetoproteina) për të detektuar spina bifida. Për më tepër vizitoni www.shtatezania.com Ekzaminimi gjinekologjikKy ekzaminim paraqet bazën e vlerësimit të secilës paciente e cila ka probleme gjinekologjike ose problem të sterilitetit. Përmes ekzaminimit me ultratingull ne mund të vlerësojmë me përpikmëri organet e brendshme seksuale.Vizualizohet mitra në aksin gjatësor të saj kur shihet edhe kanali cervical dhe vija e endometriumit. Në këtë moment matet mitra në të tri dimensionet (gjatësia, gjerësia dhe trashësia). Në këtë ekaminim vlerësohet miometriumi dhe vlerësohet se a ka apo jo mioma. Pastaj vlerësohet struktura e vezoreve, raporti i tyre me organet tjera në pelvik dhe bëhet matja e tyre.
Page 9
Percjellja e Shtatzenise
Shumica e grave vizitën e parë (dhe njëkohësisht më të gjatë) e kanë midis javës 7 dhe 12 të shtatzënisë. Sa më herët aq më mirë. Përgatituni dhe ndani mjaft kohë për këtë vizitë, sepse mjeku do tju merr anamnezën në hollësi dhe do tju bëjë një ekzaminim me ultrazë. Në këtë vizitë matet pesha trupore dhe gjatësia (në bazë të këtyre caktohet indeksi i masë suaj trupore), bëhet ekzaminimi i përgjithshëm, matet shtypja e gjakut, caktohet grupi i gjakut, bëhen analizat e gjakut, analizat e urinës (për të parë a keni sheqer dhe/ose proteina në urinë) dhe merret PAP testi. Gjatë çdo vizite antenatale ne do tju ofrojmë këshilla për mënyrën e ushqyerjes gjatë shtazënisë, për vitaminat dhe mineralet për të cilat keni nevojë gjatë shtatzënisë, si dhe për ndryshimet normale normale gjatë shtatzënisë. Ne poashtu do tju informojmë për shenjat e problemeve më serioze gjatë shtatzënisë si për shembull sëmundja e sheqerit, shtypja e lartë e gjakut, gjakrrjedhja etj.Pas përcaktimit të shtatzënisë, ne përcaktojmë shkallën e rrezikshmërisë së saj. Në sigurojmë përcjelljen e shtatzënisë me rrezik të ulët dhe të lartë.Ekzaminojmë detalisht shtatzënën dhe këshillojmë për masat higjienike, dietetike dhe për përdorimin e barnave gjatë shtazënisë.Bëjmë përgatitjen psiko-fizike të shtatzënave për lindjePromovojmë ushqimin me gji dhe i përgatisim gratë shtatzëna për ta ushqyer fëmijën e tyre me gji.Ekzaminojmë gratë lehona (gratë në periudhën pas lindjes)Bëjmë zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve të gjirit gjatë periudhës së gjidhënies.Për më tepër vizitoni www.shtatezania.com
Page 10
Mjekimi i Sterilitetit Bashkeshortor
Steriliteti është pamundësia e një çifti për të pasur fëmijë edhe pas 12 muajsh përpjekje të vazhdueshme. Periudha kohore prej 12 muajsh shkurtohet në 6 muaj nëse gruaja është mbi 35 vjeç. Steriliteti është problem mjaft i shpeshtë. Llogaritet se një në shtatë çifte kanë këto problem.Shkaku i sterilitetit mund të jetë faktori mashkull, faktori femër ose shkaqet mund të jenë të kombinuara. Shkaqet më të shpeshta tek femra janë: problemet e ovulacionit, tubat e mitrës të bllokuara, problemet me mitrën (miomat, adhezionet) etj.Në ordinancën gjinekologjike Gynepriz bëjmë zbulimin dhe mjekimin e shkakut të sterilitetit bashkëshortor me procedura si:•Histerosalpingografia dhe sonohisterografia•Stimulimi i ovulacionit•Spermogrami•InseminimiNë bashkëpunim me qendrat më të njohura në rajon sigurojmë edhe:•In vitro fertilizimin (IVF) •Injeksionin intracitoplazmatik të spermatozoidit në qelizën vezë (ICSI)•TESA•Punksioni dhe biopsia e testisit
Page 12
Intervenimet Ambulantorike
Të gjitha intervenimet gjinekologjike i kryejmë me anestezion, domethënë pa dhimbje. Intervenimet janë:•Aplikimi dhe heqja e spirales•Biopsia e endometriumit, vaginës dhe vulvës•Heqja e tumoreve të vulvës dhe vaginës me anestezion•Kiretazha eksplorative•Përpunimi i plagëve postoperative dhe heqja e penjve pas operacionit•Serklazha dhe deserklazha etj.Poashtu bëjmë edhe:•Diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve inflamatore të organeve gjenitale dhe të gjirit. •Diagnostikimin dhe mjekimin e gjakrrjedhjeve të çrregullta dhe të zgjatura nga mitra. •Marrjen e strishos për analizë mikrobiologjike.•Ofrojmë këshilla për kontracepcionin dhe ordinojmë kontracepcion hormonal, postkoital, mekanik ose kimik. Jemi të gatshëm që tju spjegojmë për të ashtuquajturën metodën e ditëve të sigurta, që është metoda më e përhapur, por e cila nga shumë çifte është e pakuptueshme.
Page 11
Ekzaminimi i Gjirit
Studimet më të fundit kanë treguar se ultrazëri ofron një ndihmë të madhe në diagnostikimin e ndryshimeve të dyshimta në gji, domethnë në qartësimin se a bëhet fjalë për ndryshime beninje apo malinje.Sa herë që ju prekni një ndryshim në gji, normalisht ju menjëherë dyshoni në kancer. Për shembull mund ta prekni një kokërrz, ju rrjedh sekret nga gjiri ose ju pezmatohet gjiri. Sa herë që prekni ose vëreni një ndryshim të tillë, menjëherë duhet të kërkoni ndihmën e mjekut. Ultrazëri i gjirit iu rekomandohet të gjitha pacienteve në vitet e fundit para menopauzës, ato që marrin kontraceptivë oralë, ato që kanë cikle të çrregullta menstruale dhe ato gra të cilat kanë pasur një sëmundje të tillë në familje. Ndryshimet më të shpeshta në gji janë fibroadenomat, ndryshimet fibrocistike dhe papillomat e kanaleve të qumështit. Kur bëhet biopsia rreth 75% e ndryshimeve në gji tregojnë për natyrën beninje të tyre. Nëse dyshoni ose vëreni çfarëdo ndryshimi në gji, patjëtër kontaktoni mjekun. Koha më e përshtatshme për ta bërë ekzaminimin e gjirit është dita 5-7 e ciklit menstrual kur veprimi I hormoneve është minimal.Shërbimet tona lidhur me sëmundjet e gjirit janë:•Këshillat për vetëekzaminimin e gjirit•Ekzaminimi i gjirit me ultratingull•Mamografia
Page 13
PAP testi dhe HPV tipizimi
Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë parandalimin e sëmundjeve malinje të cilat çdo ditë marrin jetë, vetëm për shkak se nuk zbulohen me kohë. Kanceri i qafës së mitrës, kanceri i gjirit dhe organeve të tjera gjenitale, mund të zbulohen në fazat e hershme dhe në këto raste mundësitë për shërim janë të mëdha. Secila metodë e zbulimit të hershëm dhe në këtë kontekst edhe PAP testi mund ta shpëtojë jetën tuaj. Me PAP test mund të zbulohen shenjat më të hershme të kancerit të qafës së mitrës. Nëse zbulohet me kohë, gjasat për ta çrrënjosur kancerin janë shumë të mëdha. Me PAP test zbulohen edhe infeksionet dhe qelizat jonormale të qafës së mitrës të cilat mund të shëndrohen në kancer. Nëse bëni me rregull PAP testin, ju e parandaloni shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.Në klinikën tonë jemi të përkushtuar që përmes këshillave, përmes materiali edukativ të printuar dhe përmes ekzaminimeve sistematike të ndihmojmë në ruajtjen e shëndetit. Informacione shtesë mund të merrni përmes telefonit ose duke na vizituar në klinikën tonë.Bisedat konsultative janë falas dhe mund ti caktoni çdo ditë përveç të dielës. Për më tepër lexoni PAP testi
Page 14
Lindja
Lindja është një përvojë e mrekullueshme. Me lindjen e bebes tek ju do të lind shpresa dhe ëndërra për të ardhmen. Beba do të sjellë shumë ndryshime: do ta forcojë dashurinë, do tju bëjë ditët më të shkurtëra, kurse netët më të gjata, do tju bëjë xhepat më të cektë, do tju bëjë shtëpinë më të lumtur, do tju bëjë ta harroni të kaluarën dhe do ti jep kuptim të ardhmes për ju. Ne në Gynepriz ju mundësojmë juve që të keni një përvojë të mrekullueshme për lindjen. Ju ofrojmë lindjen normale pa dhimbje dhe lindjen me operacion.Gjatë shtatzënisë duhet ta përgatitni një çantë me gjëra të ndryshme të cilat do tju duhen kur të shkoni në spital. Në këtë çantë duhet të keni: Letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i keni bërë në vizitat antenatale Shllafurk dhe papuqe Dy ose tre jeleka Një paketim me binde superabsorbuese Pesë ose gjashtë palë brekë jo të reja Neseserin me brushën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, krehërin etj Dy peshqira Letra freskuese Kartë telefoni Ndonjë libër, revistë, MP3 player ose iPod me muzikën tuaj të preferuar në mënyrë që ta kaloni kohën dhe të relaksoheni Dy bluza të gjera me mëngë të shkurtëra Një deodorans Teshat dhe pelenat për beben Termometër për beben Ju duhet të shkoni në spital nëse keni këto shenja: •KONTRAKSIONE TË RREGULLTAGjatë gjithë shtatzënisë ju mund të keni shtrëngime në bark këto janë kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta. •GJAKRRJEDHJA NGA VAGINAPak para lindjes del nga vagina një copë mukusi i përzier me sasi të pakët gjaku. Nëse humbni më tepër gjak kjo është shenjë rreziku dhe menjëherë duhet të shkoni në spital. •PËLCITJA E UJORITBebja juaj brenda në mitër noton në ujë. Në momentin kur pëlcasin cipat e ujorit duhet të shkoni në spital. Për më shumë informacion rreth periudhave të lindjes vizitoni www.shtatezania.com
Page 7
Page 9
Page 10
Page 12
Page 11
Page 13
Page 14
kjo web faqe u perkrah nga
www.shtatezania.com
Foto
Nature
Animal
People
Fashion
ende ne perpunim
Themes
Nature
img_9751
img_9475
img_2308
img_2328
crw_1340
crw_1334
crw_1317
Animal
img_0775
img_0691
img_0347
img_0871
2976858523_e4e82fab2d_o
2976855937_f8bb49835d_o
2977716358_45e8c53691_o
People
Nun
Soldier
Manneqin
img_2328
Priest
Sofa
High Heels
Girl
Man
Fashion
Hairpiece
Flowers
Dark Hat
Beauty
Evening
Beauty
Night
Woman Heels
kjo web faqe u perkrah nga
www.shtatezania.com
Contact
GynePriz
Ordinanca Gjinekologjike
Page 1
Page 2
Page 1
Adresa
Rr. Imzot Nikeprelaj Ulpiana, D-9, Hyrja 7/5 Prishtine, 10000 Tel: 038 553 466 Mob: 045 725 725 Mob: 049 667 722 Email: info_gynepriz.com
Page 2
Page 3
kjo web faqe u perkrah nga
www.shtatezania.com
temp
GynePriz Ordinanca Gjinekologjike
Home
Takoni Mjekun
Sherbimet
Foto